Lindita Nikolla: Prioriteti i kësaj legjislature për rritjen e transparencës dhe përfshirjes së publikut në veprimtarinë parlamentare

Nga Manjola Zeka-
Nën kujdesin e Kryetares se Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, Kuvendi i Shqipërisë organizoi veprimtarinë promovuese “Teknologjia në funksion të Transparencës, Edukimit Qytetar dhe Pjesëmarrjes së Publikut në Vendimarrje”. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u prezantuan para partnerëve nga shoqëria civile dhe media, faqja e re zyrtare WEB dhe plaftormat e reja teknologjike të Kuvendit.
Në fjalën e saj në aktivitet Kryetarja Lindita Nikolla theksoi se prioriteti i kësaj legjislature për rritjen e transparencës dhe përfshirjes së publikut në veprimtarinë parlamentare po mbështetet nga krijimi infrastrukturës teknologjike.
Në aktivitet mbajtën fjalë Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, znj. Ruth Huber, Drejtuese e Departamentit të Demokratizimit dhe Mirëqeverisjes në OSCE-Shqipëri, Znj. Sihana Nebiu, drejtuesja e Zyrës së NDI në Shqipëri, znj. Ana Kovaçeviç, të cilat vlerësuan punën e bërë nga Kuvendi për rritjen e transparencës dhe forcimin e marrëdhënieve me qytetarët dhe shoqërinë civile.

Lexo me shume