Lineker trazon “ujërat” para Botërorit: Njoh dy futbollistë homoseksualë, të dalin hapur në Katar

Gary Lineker, ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, tha se njihte dy lojtarë homoseksualë dhe i ftoi ata të dilnin hapur gjatë garës që do të mbahet në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Një gjest që do të ishte i jashtëzakonshëm, sepse do të kryhej në një vend të kritikuar shumë për menaxhimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ +.

“Do të ishte fantastike nëse do të dilnin hapur gjatë Kupës së Botës. Do të ishte mirë. Unë e di në fakt që disa kanë qenë shumë afër ta bëjnë këtë dhe kanë menduar për këtë. Unë njoh dy prej tyre, por padyshim që nuk më takon të them se cilët janë ata.

Pas daljes hapur të Jake Daniels dhe Joshua Cavallo shpresoja se do të ishte më e lehtë, sepse ka shumë lojtarë që jetojnë në gënjeshtra dhe jam i sigurt se kjo është shumë e vështirë. Mendoj se përgjigja e tifozëve do të jetë tepër pozitive” – u shpreh Lineker.

(BalkanWeb)

Lexo me shume