Lirohen vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që vrau babë e bir në Klos, pasi dy kushërinjtë i shantazhonin vajzën se do t’i publikonin bisedat personale në Instagram

Pas marrjes në pyetje, vëllezërit e autorit të masakrës së djeshme në Klos, Fatmir e Besnik Mjeshtri, janë lënë të lirë. 7 herë është shkrepur arma e zjarrit pasditen e djeshme nga Fiqiri Mjeshtri, një prej plumbave dhe të fundit vetes. Është qëlluar me një pistoletë tip TT, pa leje.

 

Mësohet se dy të miturit përkatësisht Kenado dhe Renado, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Në korrik vajzës iu vodhën dy adresa Instagrami, fillimisht nga Kenado, i cili e ka shantazhuar dhe kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në bisedat e rrjetit social. 3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para pesë ditësh, Renato Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturin. Ajo tre ditët e fundit nuk është paraqitur fare në shkollë. Pas këtij momenti i tregon të atit çfarë po ndodhte teksa ky i fundit ka thirrur të atin e Kenados, Liri Shira dhe xhaxhain, Fatmirin.

 

Në kafenenë ku janë takuar ka nisur debati, duke përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Janë gjetur 5 gëzhoja, por janë qitur 7 plumba pasi njëra nga predhat është konstatuar më vonë në vendin e ngjarjes. Vëllezërit e tij komunikuan me policinë pas krimit për të negociuar me Mjeshtrin, por që pas disa minutash u gjet i vetëvrarë 100 m larg banesës së tij.

Renado ka deklaruar se do të japë shpjegime në një moment të dytë, duke treguar shkurtimisht historinë që ka përmbajtjen e deklarimeve të të miturës. Babai i tij, Eglantin Hasula ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë dhe në pamundësi për të dëshmuar.

Lexo me shume