Lirohet nga burgu gazetarja që i zbuloi botës Covid-in

Zhang Zhan, gazetarja e pavarur kineze që i zbuloi botës ekzistencën e Covid-it 4 vjet më parë, është liruar më në fund nga burgu.
Teksa autoritetet kineze kishin vendosur censurë mbi mbulimin mediatik, Zhan e shfaqi realitetin pa filtra.
Ajo u arrestua në maj 2020 dhe u dënua me katër vjet burg.
Reporterët pa Kufij i dhanë Zhang Zhan “Çmimin e Lirisë së Shtypit” në vitin 2021 dhe kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e saj.
Në fillim të shkurtit të vitit 2020, vetëm disa ditë pasi Wuhan u izolua, Zhang udhëtoi nga Shangai në qytetin qendror kinez për të raportuar mbi përhapjen e virusit dhe përpjekjet e mëvonshme për ta frenuar atë.
Për më shumë se tre muaj, ajo dokumentoi copa të jetës nën izolim në Wuhan dhe realitetin e ashpër me të cilin përballeshin banorët e tij, nga spitalet e tejmbushura te dyqanet bosh, ndërsa bota po përgatitej për përhapjen e virusit.

Burimi