Lirohet nga detyra Gjeçi, Arian Jaupllari emërohet zv.ministër i Bujqësisë

Arian Jaupllari është emëruar sot si zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Nga kjo detyrë është liruar Ermira Gjeçi. Ky vendim u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë.
EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
VKM dhe projktligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë:
https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-26-tetor-2022/
https://www.kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-26-tetor-2022/

Top ChannelLexo me shume