Liverpool mundet nga Nottingham

Ekipi i Klopp nuk po zhvillon një sezon të mirë në Angli

Liverpool nuk po tregon stabilitet në këtë sezon të Premier League. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp u mund 1 – 0 nga Nottingham Forest, vendi i fundit në renditje.

Nottingham nuk arrinte një fitore në kampionat prej më shumë se 2 muajsh. Liverpool është larg vendit të parë dhe jashtë zonës së kupave të Europës.

Manchester City është afruar me Arsenal në renditje. Fitorja 3 – 1 me Brighton e arritur të shtunën shkurtoi në 1 pikë diferencën me Topçinjtë e Londrës që të dielën do të luajë në fushën e Southampton. Dy gola për City i shënoi Erling Haaland në pjesën e parë.

Haaland udhëheq klasifikimin e golashënuesve në kuotën 17 pas 11 javësh kampionat. Të tretin e shënoi De Bruyne me një goditje nga distanca.

Tv Klan

Lexo me shume