Lleshaj: Krimi i organizuar ka futur tentakulat në politikë, drejtësi dhe polici

Krimi i organizuar ka futur tentakulat në politikë, drejtësi dhe polici. I këtij mendimi është ish ministrit I brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë bisedës në studion e emisionit LOG me Endri Xhafon.

I pyetur nga gazetari nëse kishte një shkrirje të krimit të organizuar me strukturat e policisë, ish ministri e sheh ndërhyrjen akoma më larg.

“Për sa kohë krimi organizohet, e bën për të siguruar akses në sistemin e drejtësisë dhe ligjzbatimit. Për këtë punë organizohet. Nëse flasim për organizim të krimit, duhet të kuptojmë që tentakula të këtij organizimi futen brenda strukturave të ndryshme të politikës, drejtësisë e ligjzbatimit, që është policia. Ka një dozë të konsiderueshme të infiltrimit të krimit të organizuar në polici, por jo vetëm. Kudo që ai ka interes për t’u infiltruar.”-tha Lleshaj

Ish ministri nuk i fshehu kritikat ndaj politikës, që lidhjen me krimin sipas tij e bën për vota. Xhafo: cila është nevoja e politikës për të pasur një shkrirje me krimin? Për ta përdorur atë në fushata elektorale?

Lleshaj: Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, partitizmi është një virus që po e han shoqërinë. Nevoja e domosdoshme për të marrë vota në të gjitha rrugët e mundshme, ka sjellë që në krye të partive politike të ngjiten ata që kanë vetëm një vlerë, marrjen e votave. Të marrin vota jo përmes reputacionit, por manipulacionit. Kjo nuk ndodh vetëm këtu.  E pamë në Britaninë e madhe sesi mund të ngjiten në krye të një partie ët madhe  tradicionale, njerëz pa pikë kompetence profesionale. Kjo ëhstë një ndër dramat e mëdha  të shoqërisë sonë dhe jo vetëm, që në krye ngjiten persona që kanë vetëm një kredencial: marifetin e mundësinë për të marrë vota. Kur një shoqëri është e gatshme të flirtojë me këta persona, futemi në një rreth vicioz. Zgjedhim njerëzit e gabuar dhe ata na çojnë akoma më thellë në të keqen tonë. Sigurisht që krimi e shfrytëzon këtë. E ka bërë dhe e shfrytëzon përditë. Po qe se vota kthehet në qëllimin final të partive politike, ne jemi në parapolitikë.” U shpreh ish ministri i cili vëren një hendek të madh në mënyrën e funksionimit të partive shqiptare nga ato perëndimore.

“Nuk janë partitë si në Shqipëri, grupime interesi. Në Shqipëri mirë që nuk u themi banda. E shkruajnë në statut grupim interesi…kartele të caktuara. Jemi shumë larg ne sepse nuk kemi arritur të bëjmë atë ndarjen e madhe.“

Zanafillën e kësaj problematike , paraardhësi i Bledi Cucit në krye të rendit, e sheh që 30 vite më parë, kur studentët i shkuan në zyrë presidentit ët fundit komunsit.

“ Partia jonë e parë opozitare është krijuar me vendim të partisë së punës. Nuk i iknin ata, na jep fjalën shoku Ramiz, na duhet të shkojmë ta shpallim. Këtu e kemi gjenezën e kësaj zvarritjeje 30 vjeçare që akoma nuk kemi arritur të krijojmë identitetet politike të qarta”.

/Avcnews.al/

Lexo me shume