Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, komentoi në Radarin Informativ në ekranin e Abc me moderator Juli Xhokaxhi situatën aktuale të opozitës, e cila mesa duket do të bashkëpunojë për të nxjerrë kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm.
Dule shprehet i bindur se opozita duhet bashkëpunojë për t’i dhënë fund dramës së pushtetit vendor monopartiak në Shqipëri.
Dule thotë se pavarësisht përçarjes së PD-së, gjërat do të marrin një rrjedhë të mirë për sa I përket opozitës.
Sigurisht nuk munguan as akuzat për mazhorancën. Dule thotë se PD nuk është në gjendje të fitojë zgjedhje të ndershme.
Ndërsa ndalet te fenomeni i patronazhistëve. Dule tha se telefonatat nga patronazhistët e fisit kanë nisur që tani./abcnews.al/
br> br>Lexo me shume