Loredana: Milionin e parë e kam bërë në moshën 23 vjeç

Artistja shqiptare, Loredana Zefi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat detaje të ndryshme, qoftë për jetën personale e po ashtu edhe për karrierën.

Ajo së fundmi ka realizuar një ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. Një nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me moshën kur ka bërë milionin e parë.

“Sa vjeçe ishe kur e ke bërë milionin e parë”, tha një ndjekës së cilës biondja iu përgjigj thjesht: “23”.

Krijuesja e hitit “Nëse don” shihet se e ka arritur këtë katër vite më parë, meqë tani është 27 vjeçe.

Lexo me shume