Lotito sqaron të ardhmen e Tares: Nuk ka qenë kurrë në diskutim!

Një nga pikat më të forta për Lazion në vitet e fundit ka qenë drejtori sportiv, Igli Tare. Ish-futbollisti i kombëtares që është një nga personat më të afërt të presidentit lacial, Caludio Lotito, ka ditur të bëjë lëvizjet e duhura në merkato duke goditur disa herë me talente e disa herë të tjera me lojtarë me eksperiencë që kanë ndihmuar kryeqyteasit të qëndrojnë protagonistë në Serie A.

Por, së fundmi ishte përfolur për një ndarje të Tares me Lazion, me shqiptarin që është lidhur shpeshherë me klube të tjera italiane ndërsa në media aludohej për një konflikt mes tij dhe trajnerit Maurizio Sarri nisur nga disa deklarata të trajnerit toskan. Megjithatë, për t’i dhënë fund hipotezave të ndryshme, mendoi vetë presidenti Lotito që theksoi se Igli Tare nuk ka qenë asnjëherë në diskutim mbi të ardhmen e tij te Lazio.

“Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim. Këtu flas edhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, u shpreh Lotito. Këtë sezon, Lazio është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv dhe në Serie A mban vendin e tretë në Serie me 24 pikë të grumbulluara duke regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje.

Lexo me shume