Lufta në Ukrainë, Kotorri: në rast konflikti bërthamor, SHBA do të kundërpërgjigjet

Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë, kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore është komentuar nga eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Brenton Kotorri si një lëvizje më shumë politike sesa reale.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Kotorri komentoi lëvizjet më të fundit të Rusisë, dhe fjalimet e Putin. Sipas tij, Putin e ka pranuar në fjalimet e tij më të fundit që ushtarët rusë nuk janë furnizuar ashtu siç duhet, ka njohur faktin që ka mungesa në mjekime të ndihmës së shpejtë, si dhe që nuk ishin prodhuar aq sa duhet armatime.

Nga ana tjetër, duke komentuar në prizmin e teorive realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare, Brenton Kotorri shtoi që ‘mbështetja e SHBA për Ukrainën ka qenë konstante, por SHBA mund ta mbështetin Ukrainën më shumë sesa kaq, por mesa duket nuk duan të përfshihen më shumë se kaq, dhe ngjan si mbështetje sporadike’.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka arritur në pikën e ‘lodhjes’, tani ky është problem aktual i luftës, pasi parashikohej si një luftë e cila do të mbyllej më shpejt nga rusët.

Në lidhje me zhvillimet aktuale, Kotorri theksoi që ofensivat dhe kundërofensivat po vazhdojnë sidomos në pjesën juglindore. Sipas tij rreziku bërthamor është një presion që bën Putin dhe me siguri SHBA do të kundërpërgjgjet, por është një realitet i mundshëm është dhe ky nëse ndodh është e pamendueshme që SHBA si gardian i rendit ndërkombëtar, dhe vetë popullsia amerikane do të ishte pro kësaj.

Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Kotorri, Rusia ka një sistem ‘detente’, dhe si pasojë do të ishte e ndërgjegjshme për kundërsulmin. Por megjithatë ai shtoi që kërcënimet e Rusisë janë në nivelin e politikës, dhe jo të luftës, dhe rreziku real dhe më e frikësuar ndihet me siguri Europa.

/Abcnews.al/

Lexo me shume