Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, shkruan The Guardian.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria ruse e mbrojtjes.
“Kemi diskutuar çeshtjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë,” thuhet në deklaratë.
Lexo edhe: Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën, asgjë nuk ka ndryshuar
Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën që nga fillimi, ka pohuar Kremlini, duke shtuar se “asgjë nuk ka ndryshuar” në lidhje me këtë.
Deklarata e Zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit turk. Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se presidenti rus dukej se ishte “më i hapur ndaj negociatave” se në fillim.
/abcnews.al
br> br>Lexo me shume