Luiz Ejlli pjesë e “Big Brother VIP Kosova”? Këngëtari flet për herë të parë: Besojini…_66433f818f971.jpeg

Luiz Ejlli pjesë e “Big Brother VIP Kosova”? Këngëtari flet për herë të parë: Besojini…

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë zëra se këngëtari shkodran Luiz Ejlli këtë sezon do të jetë pjesë produksionit të “Big Brother VIP Kosova”.
Së fundmi gjatë një konference për mediat kosovare, Luizi është pyetur nëse këto lajme janë të vërteta apo jo.
“A janë të vërtetë zërat se do të jesh pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’”? e pyeti një ndër gazetarët.
“Zërat! Tani nëse ta jap unë ty përgjigjen s’do të ketë më zëra pastaj”– u përgjigj këngëtari teksa qeshte.
“Po i besojmë pra”– tha gazetari, ndërsa Luizi u shpreh: “Besojini”, duke nxitur më shumë aludimet se lajmet që ai do të jetë prezantues ose opinionist i këtij reality show.
Kutojmë që Luizi është fituesi i edicionit të dytë të “BBV”, i cili me lojën dhe gallatat e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë.

Burimi