Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës dhe thyen rekordin e saj personal

Luiza Gega, atletja me të cilën kombi ynë krenohet ndërkombëtarisht, ka fituar Maratonën e Tiranës.

Sportistja ka thyer rekordin e saj personal, ku herën e fundit e përfundoi maratonën për 70 minuta e 58 sekonda, ndërsa këtë herë për 70 minuta e 18 sekonda.

“Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur dhe emocion më të madh të garosh në vendin tënd. Gjithë rrugës ka njerëz që brohorasin. Unë sot kam thyer një record të ri kombëtar në gjysmë-maratonë. Nuk është se u përgatita por e pash që ishte e mundur dhe provova ta arrija.

Vazhdoj të jem në top formë dhe këtë vit do ta mbaj mend gjatë”, u shpreh Gega për “Oversport”./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume