Luizi Ejlli flet për vajzën Luna Mari: Zoti më ka bekuar, tani i ka ardhur dhe gjyshja nga Amerika_6643effc27ef0.jpeg

Luizi Ejlli flet për vajzën Luna Mari: Zoti më ka bekuar, tani i ka ardhur dhe gjyshja nga Amerika

Këngëtari Luizi Ejlli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se do të jetë imazhi i ri i pijes energjike Golden Eagle, foli ndër të tjera edhe për ndjesitë e të qenit baba tashmë i vajzës Luna Mari.
“Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë që të bëhem me fëmijë se nuk paska gjë më të lumtur. Edhe jetën e shoh ndryshe. Tani fillon jeta. Momenti i lindjes na erdhi papritmas, sepse vajza lindi më 30 prill”, u shpreh Luizi, duke thënë se mjekët e kishin përllogaritur lindjen e bebushes në maj.
“Vajza ime është e paparashikueshme dhe faleminderit Zotit, janë shëndoshë e mirë të dyja, si vajza, si Kiara. Kur lindi, rastisi që ishte edhe nëna ime atje dhe kemi qenë të tre bashkë. Pastaj, erdhi e ëma e Kiarës dhe iku sërish në Itali. Tani është duke ndenjur me nënën time dhe dihet, unë tani e dua nënën më fort se kur e shoh se sa kanë vuajtur me ne…”.

Burimi