Lushnjë/ Dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 66-vjeçari_663a41e8ac29c.jpeg

Lushnjë/ Dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 66-vjeçari

Një 66-vjeçar në Lushnjë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Blutë kanë njoftuar se se gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”

Burimi