Lustracion “vetëm për Metën”, nisma ligjore “Alibeaj” nuk prek Berishën, përjashton ish-sekretarët e PPSH

Një nisme e re për lustracionin  me autorësinë e deputetëve  të grupimit Alibeaj u depozitua në Kuvend. Projektligji synon t’i mbyllë derën e politikës për një periudhë 15 vjeçare të gjithë personave  që kanë qenë pjese e  e kupolës drejtuese në shtetin  komunist   përfshi  hetuesit  si  dhe anëtaret dhe ish- bashkëpunëtorët e sigurimit te shtetit. Nisma nuk prek sekretaret e partive.

“Lista e funksioneve të mbajtura gjatë regjimit totalitar komunist, i referohet vetëm atyre detyrave, të cilat kanë qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave të dhunës dhe represionit, pra kanë shkaktuar një dëm aq të madh në shoqëri, sa duhen prezumuar fajtorë.”– tha Collaku

Lustracioni i Alibeajt prek të gjithë funksionarët publikë duke nisur nga maja e Piramidës, presidentet i Republikës e duke vijuar  deri tek funksionaret e administratës. Në rast të dorëheqjes vullnetare nga detyra ligji parashikon  mospublikimin e rastit.

Projektligji përjashton nga përgjegjësia personat që kanë vepruar në kushtet e shtrëngimit a kanosjes, si dhe ata nën moshën 18 vjeç. Një tjetër risi e projektligjit, është fakti që funksionari gëzon të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe rasti i tij të mos bëhet publik.”- tha Collaku.

Ndryshe nga lustracioni qe propozon Sali Berisha, nisma e Alibeajt parashikon që organi  përgjegjës për verifikimin e  funksionareve do jetë Autoriteti i Dosjeve dhe jo Gjykata e Lartë.

Lexo me shume