Macron i jep fund polemikave: Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore nëse Rusia i përdor ato kundër Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore nëse Rusia i përdor ato kundër Ukrainës.

“Doktrina jonë mbështetet në interesat themelore të kombit. Ato janë të përcaktuara qartë dhe nuk do të prekeshin fare drejtpërdrejt nëse, për shembull, do të kishte një sulm bërthamor balistik në Ukrainë, në rajon”, tha ai për transmetuesin publik France 2.
Diskutimi shënoi herën e parë që Macron foli për doktrinën e parandalimit bërthamor të Francës në lidhje me Ukrainën në detaje, por ai shtoi se nuk ishte mirë të flitej shumë për këtë.

Por pavarësisht kërcënimeve të tij, sipas Sky News nuk ka pasur asnjë tregues se presidenti rus Vladimir Putin po lëviz asetet bërthamore.
Presidenti francez tha se Putin duhet të kthehet në tryezë për të diskutuar paqen në Ukrainë dhe se Kievi do të duhet të negociojë me të në një moment.
“Sot, para së gjithash, Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezë për bisedime”, tha ai.

Top ChannelLexo me shume