Macron thirrje Putinit: Ndalo luftën dhe respekto integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Vladimir Putin duhet të ndalojë luftën dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, të mos sulmojë kurrë Rusinë. Vladimir Putin duhet ta ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi Macron në Twitter.

Udhëheqësi francez shtoi gjithashtu se ai nuk dëshiron një luftë botërore.

Macron tha më herët në France 2 se Ukraina do të marrë radarë dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore nga Franca në javët e ardhshme.

Ai gjithashtu vuri në dukje se do të zhvillonte bisedime me Putinin sa herë që të ishte e nevojshme. /abcnews.al

Lexo me shume