Magjia e prekjes: Si njerëzit që nuk dëgjojnë dhe shohin na bënë të kemi një këndvështrim ndryshe për botën gjatë Covid

The Conversation

Si dikush që nuk dëgjon dhe është plotësisht i verbër, ndjeva se brenda natës kisha humbur një shqisë të tretë, shqisën time të prekjes.

Situata rreth meje u përkeqësua edhe më shumë kur njerëzit përreth meje u “zhdukën”, kishte aq shumë qetësi, sa mungesa e zërave ishte e frikshme.

Asgjë nuk kishte më kuptim”.

Issy McGrath ka sindromën Usher të tipit 2. Plotësisht e verbër dhe e shurdhër, ajo ka pasion muzikën dhe i bie flautit. Duke përdorur një kombinim të prekjes, nuhatjes dhe imagjinatës së mprehtë – “syri i saj i brendshëm”, Issy tha se shpesh ndjen gjëra që janë përtej shikimit: ajri i dimrit në mëngjes, ose atmosfera magjepsëse e një peizazhi.

Për Issy dhe shumë të tjerë si ajo, pandemia COVID-19 pati një efekt shkatërrues në jetën e përditshme.

“Distanca sociale prej dy metrash dukej sikur bota më kishte kthyer shpinën,” tha ajo. “Ishte shumë larg për mua të shtrija dorën dhe të prekja gjithçka rreth meje. Megjithatë, kryesisht përmes prekjes kuptoja se si dukej një person.”

Si regjisor, unë vazhdimisht pyes se si dhe çfarë shohim dhe çfarë nuk shohim. Kjo më ka shtyrë të punoj me komunitetet e të verbërve dhe  të shurdhërve në Mbretërinë e Bashkuar, për të kuptuar se si këndvështrimi i tyre për botën ndryshon nga të gjithë të tjerët, raporton abcnews.al.

Perceptimi përmes prekjes kërkon kohë. Duke prekur sipërfaqe të ndryshme, njerëzit e shurdhër ndërtojnë një imazh në mendje jo vetëm të një personi ose objekti, por edhe të vendit të tyre në dhomën ose peizazhin përreth.

Duart dhe lëkura e njerëzve të shurdhër janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj niveleve të ndryshme të ngurtësisë dhe ndaj ndryshimeve të lehta. John Whitfield, një oficer trajnimi në Deafblind Scotland, ka qenë i shurdhër që nga lindja dhe tani i ka mbetur vetëm 5% e shikimit.

Ai shpjegon  se sa përqendrim duhet për të kuptuar botën përreth tij dhe për të biseduar.

“Ndonjëherë kjo është shumë, shumë e lodhshme,” tha ai.

Për shkak se ju jeni të vetëdijshëm për kufizimin në dëgjim dhe shikim, truri dhe trupi juaj duhet të kompensojë gjithashtu duke marrë informacion në çfarëdo mënyre që mundet.

Por Nuhatja ime është zhvilluar. Për Roger Wilson-Hindr, i cili jeton me gruan e tij të verbër në një fshat të vogël në Midlands të Anglisë, prekja do të thotë më shumë sesa thjesht të marrësh informacion.

Ai thotë se çdo prekje është një shans për të krijuar një marrëdhënie të re, duke shtuar se “prekja dhe kontakti fizik marrin një rëndësi më të madhe nëse sytë dhe veshët tuaj janë të dëmtuar”, raporton abcnews.al.

Plagët e kornesë dhe glaukoma e pësuar gjatë fëmijërisë kufizojnë atë që Roger mund të perceptojë,  ai është në gjendje të dallojë ngjyrat por me kufizime.

Pemët për të janë si  një masë e artë ose e gjelbër.

Rëndësia e prekjes

Ekzistojnë dy keqkuptime të zakonshme për personat që nuk dëgjojnë: se ata kërkojnë ndihmë të vazhdueshme dhe se me ta nuk mund të komunikosh lehtë.

Gjatë hulumtimit tonë, kuptova se si këto perceptime kontribuojnë në përjashtimin e tyre nga shoqëria dhe mund të kenë një efekt të dëmshëm në besimin e tyre. E gjithë kjo u përkeqësua nga pandemia, siç shpjegon Issy:

Të mbash dorën e dikujt më tregon kaq shumë, të ndjesh pëlhurën e veshjes së dikujt do të thotë se mund të kuptoj qënien e tyre.

Papritur me përhapjen e COVID, situata u vështirësua.

Kur mendojmë për prekjen, zakonisht mendojmë për duart dhe majat e gishtave. Por Roger thekson se, për njerëzit që nuk dëgjojnë, “me prekjen ne përdorim të gjitha aspektet e trupit tonë – nga maja e kokës për të ndjerë rrezet e diellit, deri te këmbët tona për të ndjerë se ku jemi në rrugë”.

Në të vërtetë, të gjithë të intervistuarit tanë theksuan rëndësinë e prekjes me këmbët e tyre, duke i ndihmuar ata të skanojnë dhe të perceptojnë mjedisin gjatë ecjes, të njohin karakteristikat e hapësirave të ndryshme dhe të krijojnë një hartë në mendjen e tyre, raporton abcnews.al.

Është e trishtueshme që na është dashur një pandemi për t’i dhënë kuptim rëndësisë së prekjes dhe në veçanti, privimit nga prekja në jetën tonë të përditshme.

Por ndoshta shkëputja që kemi përjetuar të gjithë ka ngjallur gjithashtu ndjeshmëri më të madhe për betejat që kanë përjetuar njerëzit e shurdhër gjatë historisë, të tilla si izolimi, mungesa e komunikimit efektiv dhe përjashtimi nga shoqëria.

Ka ardhur koha që ne të përqafojmë njohuritë e tyre unike dhe të mësojmë për mënyrën se si ata “e shohin” dhe e ndjejnë botën.

/abcnews.al

Lexo me shume