Makina përplas katër vjeçarin në Elbasan, shoferi shoqërohet në polici

Një katër vjeçar është plagosur këtë pasdite në Elbasan, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “5 Maji”.
Policia njofton se 26-vjeçari me iniciale A. S., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar të miturin 4 vjeç.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa shoferi 26-vjeçar është shoqëruar në Komisariat.
Nuk dihet si ka ndodhur rrethanat ndërsa pritet që dëshmia e dëshmitarëve dhe vetë shoferit dhe puna e grupit hetimor të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Top ChannelLexo me shume