Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe aksidentojnë një grua në Gjirokastër

Automjeti me drejtues shtetasin A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen R. K.

Ky i fundit ka dalë nga rruga duke përplasur shtetasen V. B.. ajo është dërguar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”.

Ende nuk dihet si ka ndodhur përplasja dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet ekspertiza nga grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje.

Top ChannelLexo me shume