Manchester United dëshiron yllin e Napolit me patjetër

Hirving Lozano ka përfunduar në fokusin e Manchester United, i cili dëshiron ta çojë atë direkt në Premier League.

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë të bindin Napolin që ta shesë sulmuesin meksikan pas Kupës së Botës në Katar, duke u fokusuar në kontratën që skadon në qershor 2024.

Megjithatë, klubi i kaltër është kundër dhe do të ishte i gatshëm të fliste për këtë transferim vetëm në merkaton e verës, edhe sepse për Lozanon ka interes gjithashtu edhe nga Liverpool./h.ll/abcnews.al

 

Lexo me shume