Maqedonia e Veriut kursen lekët e Eurovizionit për energjinë elektrike, Vasili falënderon MV për mësimin që i jep qeverisë shqiptare

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas lajmit se Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2023, pasi qeveria do të përdorë paratë e organizimit për pagesën e energjisë elektrike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili thotë se MV nuk shkon në Eurovizion, ndërsa në Shqipëri hajdutët e Ramës bëjnë kërdinë.

Deputeti shkruan se hajdutët e Ramës kanë shpërdorur paratë e djersës dhe të gjakut të shqiptarëve duke bërë tendera.

Lexo edhe: Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision, lekët e këngës do përdoren për energjinë elektrike

Teksa rendit tenderat që qeveria ka ndërmarrë për të vjedhur qytetarët, Vasili, falendron Maqedoninë për këtë mësim, në mënyrë që shqiptarët të hapin sytë dhe të shohin vjedhjet e qeverisë së Ramës.

Postimi i plot i Vasilit

Maqedonia nuk shkon ne Eurovizion per te kursyer, ne Shqiperi hajdutet e Rames bejne kerdine! Maqedonia ka vendosur te mos marre pjese ne festivalin europian te kenges Eurovizion, qe zhvillohet ne Angli, per shkak te shpenzimeve te medha, qe duhen per kete event.

Maqedonia do ti perdore keto para per pagesen e energjise elektrike.

Kurse hajdutet e Edi Rames bejne kerdine duke shperdoruar parate e djerses dhe te gjakut te shqiptareve duke bere tendera per:

– 20 milion euro per te monitoruar rrugen me kamera
– 4 milion euro per instalacionin e Edi Rames ne kryeministri
– 4,5 milion euro per kalane e Ali Pashes, qe nuk e paskesh bere mire perpara 200 vjetesh
– 600 milion per qejfet e ministrise se mbrotjes
– 380 milion leke per propaganden e Ministrise se Financa
– 380 milion leke Bashkia e Veliajt per paisje zyrash e lukse idiote
– 120 milion leke Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare per tantella e gota kristali.

Keto jane vetem nje pike uji e shperdorimeve te tmerrshme qe rilindja ju ben parave te taksave te shqiptareve. Maqedonia eshte pasqyra ku shfaqet qarte fytyra e qeverise se Edi Rames, qeverise me hajdute ne Europe.

Faleminderit Maqedoni per kete mesim, qe dhe per shqiptaret qe te hapin syte e te shohin bastardet e qeverise ne Tirane./abcnews.al/

Lexo me shume