Maratona, Veliaj: Krenar për Tiranën që mirëpret garues nga gjithë bota. Reputacioni ndërkombëtar është rritur

Nga Maratona e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se ky event sportiv merr një rëndësi të veçantë këtë vit, kur Tirana pret të marrë titullin e radhës si “Qyteti Evropian i Sportit”.

“Këtë javë ne presim delegacionin e Brukselit, për finalistët, pra turi i fundit për të marrë vendimin kush do jetë qyteti evropian i sporti, unë besoj që koincidenca që e kishim maratonën përpara ardhjes së grupit vlerësues nga Brukseli, besoj që na i rrit shanset për të qenë vitin tjetër një tjetër kryeqytet evropian, kësaj here i sportit”, tha Veliaj.

Ai tha se reputacioni i Tiranës është rritur shumë sidomos vitin e fundit që ka mbajtur titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

“Reputacioni ndërkombëtar i Tiranës është rritur. Fakti që sot harta dhe flamujt janë duke filluar nga Japonia deri në Kanada dhe nga Australia deri në Norvegji do të thotë që Tirana sot ka një reputacion për të cilën duhet të jetë shumë krenare.

Jam vërtet, ndihem mirë që ia kemi mbërritur edhe të rregullojmë reputacionin, edhe të tregojmë që ky është një qytet i sigurt me thuajse zero kriminalitet, një qytet i pastër, shumë më i pastër se shumë qytete të tjera.

Të gjithë qytete kanë sfida, edhe të mëdhenjtë, por fakti që Tirana sot sipas gjithë vlerësimeve ka qenë titulli më i organizuar më mirë i kryeqytetit evropian të Rinisë në 20 vitet fundit vërtet na bën të ndihemi mirë dhe çunat e gocat e Bashkisë kanë punuar pa fund”.

Lexo me shume