Marrëdhënia speciale e George Clooney me Julia Roberts

George Clooney dhe Julia Roberts u shfaqën në ‘Access Hollywood’ pak para publikimit të ‘Ticket to Paradise’ dhe zbuluan pse të dy nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

Sipas Clooney, “Julia ishte gjithmonë në një lidhje, ose unë isha. U bëmë miq menjëherë. Pra, nuk ishte asgjë, ishte thjesht argëtim për ne. Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një mendim të tillë”.

Sipas reportazhit të People, gjatë emisionit, drejtuesja Kit Hoover, i ka “bombarduar” me pyetje të shpejta sidomos për marrëdhënien miqësore që kanë ruajtur gjatë gjithë këtyre viteve.

Clooney tha se në takimin e parë Julia “më bëri të qesh”. Më pas yjet u pyetën se çfarë admirojnë më shumë tek njëri-tjetri. Clooney vlerësoi dashamirësinë e koleges së tij dhe Roberts tha se ajo e respekton guximin e tij.

Në filmin e tyre të fundit, ata luajnë një çift të divorcuar që bëjnë një “armëpushim” për të penguar vajzën e tyre të martohej me një fermer që ajo e takoi me pushime në Bali menjëherë pasi ajo mbaroi kolegjin./abcnews.al

Lexo me shume