Masakër në Klos, pas përplasjes së fiseve, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Ngjarje e rëndë në Klos, të Matit, ku nga sherri mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin, ka viktima dhe të plagosur. Paraprakisht është konfirmuar një 17-vjeçar i vdekur, i quajtur Danjel Hasula, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital. Po ashtu, raportohet edhe për disa të plagosur.

Mësohet se autori i vrasjes është një person nga fisi Mjeshtri në Klos. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë. Ngjarja është në zhvillim pasi sapo ka ndodhur në mes të Klosit.

Pamje nga vendngjarja

Lexo me shume