Masakra me 3 viktima dhe dy të plagosur në Klos, kushëriri i familjes Shira: kishim lidhje familjare me autorin

Kushëriri i Familjes Shira, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos, ku mbetën tre viktima.

Ai tha për gazetaren, Anila Hamataj se nuk që familjet të kenë pasur konflikte të mëparshme, duke shtuar se të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje kanë lidhje gjaku.

Pjesë nga intervista:

Kushëriri i familjes Shira: Po janë njerëz të mirë sepse kanë edhe lidhje gjaku. Ngjarja është tragjike. Nuk di çfarë të them. Autori po të ishte burrë i mirë nuk bënte vetëvrasje. Pra nëse je gabim, merr përgjegjësinë morale. Kjo është jo vepër, por kaluar veprës. Është një tragjedi sepse jemi kushërinj. Në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpi.

Pyetje: Plagosja e kushërinjve të 17-vjeçarit?

Kushëriri i familjes Shira: Kjo është e vërtetë. Jemi kushërinj. Nuk e di saktësisht se çfarë janë. Por më ka ardhur keq për ngjarjen. Nuk e di për bezdisjen. Unë jam i Klosit, por nuk i di. Jam rritur këtu, punoj në fshat, nuk di të them. As për konflikte të mëparshme nuk di të kenë pasur, por të tëra palët kanë lidhje gjaku. Nuk kanë pasur konflikte, kjo është e vërtetë.

Pyetje: 17-vjeçarja molla e sherrit?

Kushëriri i familjes Shira: Tani ajo a ka nënë! Çfarë mund të them.

Lexo me shume