Policia italiane në bashkëpunim me SPAK-un ka shpallur në kërkim pesë persona në Shqipëri, pasi akuzohen se kanë vjedhur miliona euro nëpërmjet mashtrimeve online.
Në kuadër të operacionit të përbashkët me Shqipërinë, autoritetet italiane arrestuan gjithashtu 3 persona.
Masat paraprake dhe kontrollet janë kryer ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë me banim në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar qindra shtetas italianë për disa milionë euro, shkruajnë mediet italiane.
Gjatë më shumë se 42 mijë përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se sa të aftë ishin shqiptarët me teknikat e bindjes dhe plagjiaturës, deri në bindjen e qytetarëve për të hyrë në borxhe dhe për të paguar qindra mijëra euro.
Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, thuhet në mediat italiane, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se janë sekuestruar dy qendra telefonike me më shumë se 60 dhe dy serverë.
/abcnews.al/
br> br>Lexo me shume