Masina i theu kockën, Szczesny operon hundën pas përplasjes në derbi: “Gjendja e tij do përditësohet”_6639ed472f836.jpeg

Masina i theu kockën, Szczesny operon hundën pas përplasjes në derbi: “Gjendja e tij do përditësohet”

Pas goditjes së pësuar në derbi, në një përplasje me mbrojtësin e Torinos Masina, portieri i Juventus, Wojciech Szczesny iu nënshtrua një operacioni për të sistemuar thyerjen e kockave të hundës. “Operacioni, i kryer nga doktor Libero Tubino, në prani të mjekut të ekipit Marco Freschi, në spitalin Chivasso, ishte krejtësisht i suksesshëm – thuhet në një deklaratë të klubit bardhezi –. Lojtari do të dalë nga spitali në orët e ardhshme dhe gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore”.
Ish-portieri i Arsenal dhe Romës do të jetë në gjendje të kthehet për të luajtur me një maskë mbrojtëse. E sigurtë, sidoqoftë, është mungesa në transfertën në Cagliari të premten në mbrëmje. Perin është gati të marrë vendin e tij mes shtyllave. Synimi i polakut është që të paktën të rikthehet në pankinë më 23 prill, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios.
Përplasja e lojës ndodhi në minutën e 86′, me Masina që kishte hyrë në fushë si zëvendësues. Ekipi mjekësor i Juventus duhej të futej në fushë për të dhënë ndihmën e parë dhe ndeshja u ndërpre për rreth pesë minuta. Perin kishte filluar tashmë nxemjen për të hyrë në fushë, por Szczesny u ngrit dhe shtrëngoi dhëmbët në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Sidoqoftë, kundër Cagliari do të ketë hapësirë për zëvendësin e tij Perin.

Wojciech Szczęsny uderzony w twarz w derbach Turynu.
Polak ucierpiał pod koniec meczu, gdy Adam Masina walcząc o górną piłkę po rzucie rożnym uderzył go w twarz. Bramkarz przez kilka minut był opatrywany przez lekarzy, ale wrócił do gry.https://t.co/h90I60ewCi
— Polsat Sport (@polsatsport) April 13, 2024

Burimi