Mazhoranca bojkoton për të gjashtën herë mbledhjen e Komisionit Hetimor, Vokshi: Prita 30 minuta kolegët_663a1ec63d12e.jpeg

Mazhoranca bojkoton për të gjashtën herë mbledhjen e Komisionit Hetimor, Vokshi: Prita 30 minuta kolegët

Ka dështuar sërish ditën e sotme mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP e shëndetësisë, pasi dhe këtë të martë mazhoranca nuk është paraqitur.
Albana Vokshi u shpreh se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.
“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, nuk mund të mblidhet mbledhja.”, tha ajo.

Burimi