Mbani shënime, kjo është koha ideale për të ngrënë vaktet tuaja

Kur duam të humbim peshë fokusohemi kryesisht në vlerën kalorike të ushqimeve që konsumojmë, shmangim yndyrnat dhe zvogëlojmë sasitë e ushqimit tonë, por duke anashkaluar plotësisht faktorin e rëndësishëm të kohës.

Sipas ekspertëve, koha se kur e konsumojmë ushqimin tonë gjatë ditës është shumë i rëndësishëm dhe ka një ndikim të madh në rezultatin që duam të arrijmë.

Koha e gabuar për të ngrënë mund të na shkaktojë uri të fortë gjatë ditës dhe kjo është një arsye që shpesh na bën të heqim dorë në mes të përpjekjeve tona.

Më konkretisht, studiuesit zbuluan se koha më e mirë për mëngjes është pak pas orës 7:00 të mëngjesit, më konkretisht 7:10 e mëngjesit. Është po aq e rëndësishme që të hani drekën tuaj midis orës 12:30 dhe 13:00, më konkretisht 12:38 që konsiderohet koha më e mirë.

Sa i përket darkës, sa më vonë ta lini atë, aq më keq mund të jetë për humbjen tuaj në peshë. Mundohuni të hani vaktin tuaj të mbrëmjes midis orës 18:00 dhe 18:30, me orën 18:14 që është koha ideale sipas studimit.

Orët që shkencëtarët sugjerojnë si ideale mund të jenë shumë strikte, kështu që nëse nuk ia dilni dot, përpiquni t’i afroheni shumë.

Megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme që të keni ngrënë vaktin tuaj të fundit para orës 20:00 të natës.

Lexo me shume