“Mbappe është zëvendësuesi i përsosur për Salah në Liverpool”

Ish-lojtari anglez Noel Whelan beson se Liverpool duhet të nënshkruajë me Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Paris Saint-Germain dhe një nga pretendentët kryesorë për superyllin 23-vjeçar është Liverpool.

Sipas Whelan, asgjë nuk duhet t’i pengojë Reds që të bëjnë një transferim të profilit të lartë:

“Unë mendoj se të gjithë do të dëshironin ta shihnin Mbappe. Nuk mund ta imagjinoj një trajner që do ta refuzonte një lojtar të tillë”, citon Whelan për Football Insider. “Kylian përshtatet me stilin e lojës së Liverpool-it, i përshtatet strategjisë së blerjes së lojtarëve të rinj dhe do të jetë padyshim një i preferuari i tifozëve. Salah po i vjen fundi dhe është e vështirë të mos i kushtosh vëmendje Mbappes kur kërkon një zëvendësues për të”, tha anglezi. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume