Abc ka zbardhur dëshminë e shoferit të autobusit ku u gjetën mbi 520 mijë euro të padeklaruara më 21 tetor.
Eurot u gjetën nga policia doganore më Portin e Durrësit dhe ishin fshehur në tavanin e autobusit.
Gazetari Leonidha Musai ka siguruar dëshminë e Elidon Çelës, shoferi dhe njëherësh pronari i autobusit.
Ai u shpreh se “paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.”
Lexo edhe: 522 mijë euro “pasagjer ekskluziv” në autobus, reagon policia e Durrësit: Arrestuam pronarin dhe 2 ndihmësit
Elidon Çela: Merremi me biznes. Ato janë kursime të familjes dhe janë para të pastra. Ju vëmë në dispozicion faturat, paratë vijnë nga biznes i pastër.
Ditën e arrestimit, Çela nuk ka pranuar të japë deklaratë para autoriteteve për sasinë e parave dhe ka kërkuar praninë e avokatit të tij.
Lekët u gjetën më 21 tetor të fshehura në një autobus që vinte nga Bari i Italisë. Paratë ishin të ndara në prerje të ndryshme 50, 20 por edhe prerje 10 euroshe./Abcnews.al/
br> br>Lexo me shume