Mbi 63,000 njerëz vdesin çdo vit nga kafshimi i gjarprit

Gjarpërinjtë helmues vrasin rreth 63,400 njerëz çdo vit, shumica në Azinë Jugore dhe veçanërisht në Indi. Megjithatë, vdekshmëria globale nga kafshimi i gjarprinjëve ka rënë me rreth 36% që nga viti 1990, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar.

Kjo kryesisht i atribuohet mungesës së ilaçeve të duhura në vendet në zhvillim, veçanërisht në zonat e tyre rurale. Në fakt, për shkak të rritjes së popullsisë botërore, pritet që vdekjet nga gjarpërinjtë të rriten në mbarë botën në mbi 68,000 deri në vitin 2050.

Numri më i madh i viktimave është  regjistruar në Indi (51,100 në 2019 ose rreth 80% e totalit), Pakistan (2,070), Nigeri (1,460) dhe Republika e Kongos (545).

Në përgjithësi, rajoni më i madh i Azisë Jugore, nga Afganistani në Sri Lanka, është më i rrezikuari nga gjarpërinjtë, i ndjekur nga Afrika Sub-Sahariane dhe Qendrore.

Studiuesit theksuan se mundësia e vdekjes rritet nëse ilaçet kundër helmimit nuk merren brenda gjashtë orëve të para të kafshimit.

Por në Azinë Jugore dhe Afrikën e Veriut, shumica e personave kërkojnë ndihmë nga mjekët dhe magjistarët tradicionalë , ndërkohë që shpesh spitalet nuk kanë trajtimin e nevojshëm.

/abcnews.al

Lexo me shume