“Mbjellim limon, se do pak punë”/ Fermeri në Fier ndryshon kulturën bujqësore prej kostove të larta

Fermeri Olti Duda provon gjithnjë të ndërrojë kulturat që kultivon në serrat e tij në fshatin Frashër në Fier  për t’iu përshtatur krizave.

Pas luleshtrydheve që ishin sprova e tij e parë pasi braktisi profesionin si ekonomist, Olti provoi të mbillte limonin në serrë  për shkak të pakësimit të krahut të punës. Limoni do më pak punë se perimet.
“Rendimentin menduam se do ta kishim të lartë por ka shumë lagështi klima jonë. Tani do t’i nxjerrim në vazo.”- tha fermeri Olti Duda.

Po për shkak të pakësimit të krahut të punës ai kishte provuar të mbillte dhe rrushin në serra.
“Kemi një rast këtu në fshat. Ikën në secili familjarisht morën serra me qira. Ka kushte më të mira atje”– tha ai.
Me heqjen e 20% të TVSH fermeri thotë se vështirësitë u janë shtuar nga ana e pikave të grumbullimit
“Pika e grumbullimit më thotë: nëse malli prishet nuk ta paguaj. jemi në kushte më të vështira tani me këtë luftën. subvencioni nuk mbulon as koston e fidanit”- tha Duda.
Tani në Frashër vetëm tre serra shfrytëzohen, të tjerat janë lënë bosh. ndërsa banorët largohen Oltit që të vazhdojë punën  i ka mbetur vetëm të kërkojë të huaj për të punuar në  vend të tyre

Top ChannelLexo me shume