Mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama: Do e kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Rama: Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madhe, ne jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh që vjen si agresion në dyert e Evropës që ka sjellë si pasojë jo vetëm bombat në Ukrainë, por edhe rritjen e produkteve bazë, është  një inflacion lufte, kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putin, nga ana tjetër nuk është qeveria që ka sjellë, inflacionin i takon shumicës qeverisëse për të lehtësuar sa më shumë peshën e kësaj lufte, për këtë arsye kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe do vijojmë të bëjnë çfarë mundemi, kemi dyfishuar buxhetin e ardhshëm, çka tregon që shumëçka ka ndryshuar në funksionin e të ardhmes së vendit, ky dyfishim është i bazuar tek domosdoshmëria për të mbështetur të gjithë sa është e mundur. Do vijojmë të qëndrojmë me këmbëngulje për planin e energjisë, shpresojmë të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi ne jemi shumë të varur nga burimet ujore, duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në import, edhe sikur të kemi përplot hidrocentralet Shqipëria nuk ka kapacitet. Do e kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Do vijojmë tu japim ndihma.

Top ChannelLexo me shume