Mblidhet Bordi i Entit Rregullator, Tabaku: ERE duhet të mbrojë interesin e konsumatorëve! Të zhbëjë vendimin që krijon fashën prej 800 KWH!

Është mbledhur ditën e sotme Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

Gjatë fjalës së saj deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ERE duhet të mbrojë interesin e konsumatorëve, ndërsa shtoi se duhet të zhbëjë vendimin që krijon fashën prej 800 KWH!

Pjesë nga fjala e Tabakut:

Kur unë bera kerkesen tek ERE nuk pasur asnjë vendim te bordit te ERE oer fashen 800 këh. Se dyti, ne materialin e bordit nuk kishte asnjë fakt te ri nga qeveria. Materiali i prezantuar nga FSHU ne mbledhjen e dyte ishte i ngjashëm me te parin. Pra nuk ka asnje arsye te rrezoni kërkesen time qe kerkon thjesht heqjen e fashes per mbi 100 mije familje për rritjen e çmimin e energjisë me 5 here me shume Mendimi i çdo deputeti është se ERE duhet te mbroje interesin e konsumatorëve. Pra ERE merr parasysh interesin e qyteteve,. Së pari, çmimi i gazit në bursën ndërkombëtare të Dutch TTF për gazin ka rënë në 100 euro/megavat. Ndërkohë që kontratat Future kanë zbritur në 93.35 euro/MËH të hënën duke rënë me 20 për qind krahasuar me të premten. Ky, sipas të gjitha të dhënave, është niveli më i ulët i shitjes së gazit që nga mesi korrikut. Ndërkohë që gazi Europian është në nivele 70 për qind më të ulëta se sa nivelet e para në Gusht 2022. Pra ka një rënie të çmimeve ndonëse jo në nivelet e dikurshme, të gjithë derivatet e tjera por edhe vendet e tjera që furnizohen me gaz kanë rënë gjithashtu. Arsyet përse ka rënë çmimi i gazit lidhen me faktin që koha është e mirë, nuk ka nevojë për ngrohje dhe gjithashtu kapacitetet e magazinimet me energji elektrike janë të larta. Së dyti, çmimet ditore duket se kanë luhatje të tilla aq sa ditën e djeshme (pra 26 tetor 2022) çmimi i ditës ishte më i ulët se sa një vit më parë. Ngjyra blu është çmimi në vitin 2022. Në harkun kohor të 7 ditëve (20 tetor-26 tetor) çmimi i energjisë elektrike në raport me një vit më parë të njëjtën periudhë ka qenë mesatarisht 56.67 euro më pak.

Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit. Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave. Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit. Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave. Së katërti, edhe krahasimi i çmimeve në raport me vitin e shkuar është gjithashtu në favor të propozimit për të revokuar fashën 800 KWH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë me 5 herë çmimin e energjisë elektrike. Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 KWH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe populiste. Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot nga publike, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe ccmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Duke pasur gjithashtu parasysh edhe situatën e vështirë të familjeve shqiptare, gjendjen e mjerueshme të portofoleve të tyre dhe realitetin ekonomik të vendit që edhe nesër pritet të ketë rritjen më të dobët ekonomike. ERE duhet të rishikojë pozitivisht kërkesën time si deputete e parlamentit për ta zhbërë vendimin që krijon fashën prej 800 KWH. Bordi duhet ngrihet mbi interesat e qeverise dhe te marre nje vendim per interesin e qytetareve. Hiqeni fashen per 800 kwh per 100 mije familje. Ne rastjn me te mire shtyjenj vendosjen e fashes sepse ne 1 nentor do rendoni portofolin e familjeve shqiptare sidomos shtresen e mesme.Tabaku kerkon heqjen e fashes 800 kwh per 100 mije familje.
Mos rrisni me 5 fish cmimin e energjise per familjet shqiptare ne kohe krize!

(BalkanWeb)

Lexo me shume