Mbretëria e Bashkuar, përballë akteve terroriste
Kategoria: Anglia
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 7 Minuta

Mbretëria e Bashkuar, përballë akteve terroriste

Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër terrorizimit një sfidë më vete. Aq sa partitë politike në fushatën që bëjnë për të fituar vota e kanë në qendër të fjalimeve politike. Gjëja e parë kur sheh këto krime masive që vrasin të pafajshëm edhe në Londrën e qetë dhe kaq paqëtore, është dhimbja. Është revolta ndaj atyre njerëzve që padrejtësisht bëjnë krime të tilla. Një luftë e egër që nuk ndalet midis qënieve njerzore midis Evropës plakë, djepit të kulturës së njerëzimit dhe Lindjes së Largët, herë e hapur dhe herë e mbyllur. Herë me tym të zi dhe herë në heshtje, herë-herë me autor dhe pa autor fare, por që një zot e di se kujt zoti i përkasin. Ka disa analistë ose dhe gazetarë që këtë përhapje të terrorit qoftë edhe në Angli ta quajnë si një Luftë të Tretë Botërore. Kjo mbetet e diskutueshme. Mbase gjykimi i këtij fenomeni është relativ. Një gjë dihet qartazi. Bota e qytetëruar është në një konflikt të hapur e të fshehtë me terrorizmin që kërkohet të njihet padyshim dhe të asgjësohet jo vetëm në dukje, por edhe në rrënjët e tij, që shpesh janë si metataza kanceri për kombet. Ndodh në Angli ndodh në atë vend, ku mijëra shqiptarë e kanë ëndërr një vizë ose paguajnë edhe 9 mijë paund për të vajtur për të punuar dhe jetuar në atë vend sfiliten për të marrë një dokument dhe, kur e marrin e duan atë vend si Shqipërinë, ashtu siç e dua edhe unë që më dhemb zemra kur mendoj ditët e zeza të Mançesterit apo mbrëmjen e zezë të Londrës. janë po ata sirianë, pakistanezë, libanez, e të tjerë që erdhën, u rritën, u shkolluan në atë vend, dhe pa u menduar dy herë bëjnë ato akte makabër duke vrarë të pafajshëm. Atëherë shtrohet pyetja: “Po shërbimet sekrete ku janë? Ku është policia?” Është kjo një përgjumje apo nënvleftësim nga ana e organeve që këto vende i kanë pa numër dhe akademi ku çdokush do t’i kishte ëndërr që të mësonte në ato Akademi. Ndodhi në zemër të Evropës në Francë, në Gjermani, në Suedi e Itali. Pse gjithë kjo mëri me Perëndimin e zhvilluar? Kujt po i intereson kjo luftë kaq e egër dhe në zemër të kulturës e zhvillimit botëror? Po si ka mundësi që skanohet një stadium me 70 mijë apo 80 mijë tifozë dhe nuk u kontrolloka një maune apo një makinë bombë? Si është e mundur që kontrollohen aeroporte të tëra dhe nuk kontrollohet një pub, apo disko me 50 apo 60 veta. Kush janë këta persona? Nga vijnë ku shkollohen? Ku hanë, ku pinë, etj. Si këto pyetje i shtrojmë vetes dhe ka përgjigje. Krimi i organizuar dhe terrorizmi i ka shtrirë thellë tentakulat deri në individë të ndryshëm, institucione dhe organizata ligjzbatuese. Policia ka humbur vigjilencën e saj, edhe pse si specialistë jemi të përgjegjshëm që krimi është gjithmonë një hap përpara policisë, zbulimit apo kundërzbulimit. Këtu nuk po flas për rastet spontane se u çmend dikush mori armën dhe vrau 10 apo 15 veta. Se raste ka plot të tilla në Amerikë e kudo, por po flasim për raste tipike. Terrorizëm i pastër. Akt vërtet terrorist si ai i Mançesterit, Londrës, Parisit, etj. Dhe sa të tjera do ketë, në rast se shërbimet inteligjente nuk do veprojnë në kohën dhe vendin e duhur. Ashtu siç e theksoj që dashtë zoti këto raste mos të kenë dhe skenarë të qëllimshme për të trazuar mendjet njerëzore, për një luftë edhe më të keqe se sa një akt terrorist. Jam në mëdyshje për mbarë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar se çfarë qëndrimi do të mbajnë për mbarë prurjet e refugjatëve po nga këto vende që pikëpamjet xhihadiste i kanë shumë të theksuara. Ndër këto vende të rrezikuar shikoj fqinjin tonë më të afërt Italinë. Në të jetojnë dhe punojnë rreth 800 mijë emigrantë shqiptarë. Çdo natë mund të them ka nga 400 apo 500 refugjatë nga Siria e vendet e Lindjes tashmë në luftë. Pa përjashtuar edhe vendin tonë Shqipërinë që është fundi i Lindjes dhe fillimi i Perëndimit. Kur ndodh në Paris, Berlin e Londër, dashtë zoti mos dalshin parashikimet e ndonjë mendjeje të çmendur se një fjalë e urtë thotë “Ujku mjegull kërkon.” Ka disa ditë që mediat ndërkombëtare flasin për 4 heronjtë shqiptarë. Tre prej tyre ishin ish-ushtarakë. E mendoja një gjë të atillë pasi në çdo lokal nate të Londrës do gjesh shqiptarë, që punojne në organet e sigurisë dhe sa krenar na bën fakti që këta djem i dolën krahë 130 qytetarëve të pafajshëm londinezë nga një sulm kafshëror dhe pa asnjë arsye. Në këtë vend të madh demokratik dhjetra shqiptarë të tjerë shërbejnë në shërbime të ndryshme, kush i dukshëm dhe dikush tjetër i padukshëm. Të gjithë e ndiejnë se janë shqiptarë, por lajmet mbeten lajme. Mendojmë se çfarë fiton ajo pjesë e shoqërisë që jeton e punon aty dhe sa do ndikojë që ai shtet të kujdeset edhe disi me shumë për ata qindra djem që jetojnë atje në të zezë pa dokumenta. Për ata djem e vajza shqiptare që sakrifikojnë deri në 9 mijë paund për të vajtur deri në Angli, falë pamëshirshmërisë së trafikantëve Francë- Angli apo Belgjikë-ANGLI apo Suedi – Angli dhe Portugali-Angli. Këto janë portat e Ferrit, sepse qindra shqiptarë paguajnë nga 9 mijë paund për të vajtur në vendin e premtuar ANGLI. Tashmë terrorizmi ka shpallur luftë të drejpërdrejtë me shoqërinë demokratike. Kur nis një betejë të gjithë ne duhet të bëjmë atë pyetje universale përballë kundërshtarit. Dihet se edhe pala tjetër ka tiparet e veta të sulmit e të mbrotjes. Nuk është shumë e lehtë, por asnjëherë nuk mund të themi se është e humbur. Armiku që kemi përballë është shumë inteligjent. Terrorizmi ka ndryshuar dhe u është përshtatur kushteve të reja që ofron globalizmi. Ndryshimi i objektivave të goditjes. Po të shikosh tipologjinë e sulmeve terroriste konstaton se objekt i tyre janë ato vende, që me gjuhën profesionale konsiderohen “objekte të buta”, pasi masat e sigurisë janë më të dobëta. Rezultati: U shpëtua shumica e njerëzve që ndodheshin atje, duke treguar se edhe ata arritën ta fshihnin më së miri panikun përballë terroristëve. Nga ky krim vdiqën 7 persona, 48 të tjerë u plagosur, 21 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Vetë shtypi anglez e përshëndeti këtë gjest që nuk mund të jetë i shkëputur edhe nga ai vlerësim që kanë me mijëra shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar në mbrojtje të lirisë së indetitetit në mbrojtje të demokracisë në përgjigje të humanizmit që ka shoqëria angleze. Ata dhe i gjithë stafi kanë qëndruar të mbyllur pothuajse për një orë e gjysmë derisa u siguruan nga policia. Punonjësit, mes tyre dhe 3 shqiptarët, janë konsideruar si heronjtë kundër,aktit terrorist dhe sulmit të fundit të Londrës, akti i të cilëve shpëtoi jetën e qindra njerëzve. Në gojën e një anglezi të thjeshtë është një falenderim mjaft simbolik: “Ju lumtë vëllezërve shqiptarë që kanë treguar se janë për bashkëjetesë kudo ku ndodhen, kudo ku punojnë e jetojnë!” E parë për realitetin shqiptar kjo merr një mendim dhe një praktikë tjetër. Krimi duhet ta shohim jo vetën në planin profesionit të goditjes dhe parandalimit të tij por edhe në gjykimin e së vërtetës për të në shoqërinë tonë e më tej, është ai politik. Politika në esencë është përpjekje e organizuar e mbarë shoqërisë që të tejkalohen problemet shoqërore. Në to futet edhe krimi që është brenda apo vjen nga jasht. Lufta kundër kriminalitetit bëhet mjet mjaft i rëndësishëm në luftë kundër kundërshtarëve politikë në të gjitha vendet ku kriminaliteti “ ka marrë hov”. Këtu nuk duhen deklarata. Mjerisht, angazhimi i strukturave politike për të nuk është i plotë dhe i saktë. Ndonjëherë ne dashje apo pa dashje e zbehim vetë punën e policisë, duke hequr të aftët dhe sjellim të paaftët. Heqim specialistët dhe e mbushim listën e punësimit në këtë fushë me militantë. Ky është një dëm shum i madh që i sjellim shoqërisë që ka nevojë që të demokratizohet. Në këtë beteje tashë të hapur dhe u Mbretira e bashkuar shënon viktimën e radhës duhet një Motiv i fortë. Se të dy palët e kanë motivin. Por secili motiv ndryshon jashtë zakonisht shumë nga njëri- tjetri. Terroristët kanë motiv urrejtjen, vdekjen e njerëzve të pafajshëm, një qëllim ogurzi, ndërsa policia në krah të popullit, ka mbrojtjen e lirisë së individit, të një lirie për të cilën kemi luftuar aq shumë. Popujt paqedashës dhe të gjithë organet e specializuara do ta fitojnë këtë betejë. Mbretëria e Bashkuar është shembulli më i mirë i vendosmërisë për ta bërë sa më mirë e sa më shpejt këtë gjë.

*Drejtori i Filialit UK “Albanian Study Centre Against Crime ” dhe drejtori i Koordinimit në Unionin Stop Krimit- 2015 /

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte marrë vendim për të shtyrë prezantimin e buxhetit, parashikuar më 6 nëntor, për shkak të kërkesës...
Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni...
Tiranë Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollov policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll...
Ish-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me atentatin që është bërë ndaj prokurorit...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...