Mbreti Charles nxjerr 12 kuajt e garës së Elizabeth në ankand

Mbreti Charles do të shesë 12 kuaj garash që i përkasin nënës së tij të dashur, Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, mbreti i ri po përgatitet të nxjerrë në ankand 12 nga kuajt që ka trashëguar nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II.

Një e treta e kuajve të Mbretëreshës do të shiten në ankand në Neëmarket’s Tattersalls muajin e ardhshëm, thotë raporti, duke shtuar se më shumë shitje të kafshëve të dashura të Mbretëreshës do të pasojnë.

Vlen të përmendet se monarkja e ndjerë kishte gjithsej 37 kuaj garash. Dy nga kuajt e preferuar të Elizabeth që do të dalin në ankand janë ‘Just Fine’ dhe ‘Love Affairs’.

Një burim i afërt me pallatet mbretërore shpjegon se shitja e kuajve synon të eliminojë mbarështimin e kafshëve në Royal Sandringham Stud, që ndodhet në Norfolk, dhe ta kthejë atë në një muze brenda tre viteve.

Mbreti Charles ka 60 kuaj garash dhe 38 pela në Sandringham. I njëjti burim vuri në dukje se Mbreti i ri do të zvogëlojë numrin e kuajve, por marrëdhënia midis familjes mbretërore dhe industrisë së garave me kuaj do të vazhdojë.

“Dëshira e tij është të vazhdojë traditën me Garat Mbretërore Ascot, por jo në të njëjtën masë si monarkja e ndjerë që kishte pasion për kuajt.”

Mbretëresha Elizabeth zakonisht shiste rreth shtatë kuaj në vit.

Pak para se të jepte frymën e fundit, monarkja kishte mbajtur rreth 30 kuaj që merrnin pjesë në garat e shfaqjes.

“Nëse ajo nuk do të ishte mbretëreshë, ajo do të ishte një rritëse profesioniste kuajsh”, tha dikur për Elizabeth një burim i njohur me botën e pallateve mbretërore.

Lillibet e vogël filloi të hipte në moshën katër vjeçare në pony ‘Peggy’ që i dha gjyshi i saj George V, duke vazhduar një traditë të madhe Windsor.

Më vonë, ajo filloi karrierën e saj në mbarështimin e racës së pastër dhe garat me kuaj./Abcnews.al/

Lexo me shume