Mbreti Karl dëgjohet teksa mërmërit ‘Oh, e mjera’ para se të takohet me kryeministren e papëlqyer britanike Liz Truss në pallatin mbretëror (video-fotot)

Mbreti i ri britanik Karl III u dëgjua të lëshonte mbrëmë një ‘oh bo bo’ para se t’i jepte dorën kryeministres Liz Truss për audiencën e tyre të parë të përjavshme.

Monarku 73 vjeçar u dëgjua në mikrofona të bënte gafën e radhës në eventin e rëndësishëm në pallatin mbretëror Buckingham Palace, teksa kishte folur më parë me të në eventin e vdekjes së nënës së tij mbretëreshë.
Por mbrëmë në audiencën e parë të përjavshme, shumë vetulla u ngrysën me gafën e regjistruar në kamera.

Kryeministrja Truss përballet ndërkohë me një seri kritikash për politikat taksore dhe sociale, ndërsa përshëndeti mbretin duke thënë: “Madhëria juaj, gëzohem që ju takoj përsëri”.

Por mbreti, teksa në dukje donte ‘të mbushte’ një heshtje të sikletshme, tha: “Oh mjerë, mjerë”, para se të vijonte bisedën duke thënë: “Gjithsesi … le të …”
Audiencat e monarkut britanik me kryeministren pritet të mbahen çdo të mërkurë pas seancës së parlamentit.
Karli priti gjithashtu mbretin e mbretëreshën e Malajzisë në pallat, Yang Di-Pertuan Agong XVI e Raja Permaisuri Agong për vizitën e tyre të parë në Britani këtë vit.
Zhvillimi vjen teksa pallati ka konfirmuar se kurorëzimi zyrtar i mbretit do të mbahet vitin tjetër më 6 maj.

FOTO GALERI
1/5

Karl III u dëgjua të lëshonte mbrëmë një ‘oh bo bo’ para se t’i jepte dorën kryeministres Liz Truss për audiencën e tyre të parë të përjavshme.

Top ChannelLexo me shume