Mbrojtësi refuzon rinovimin me Bayernin, Chelsea gati të rihidhet në sulm

Bayerni i Mynihut mund të humbasë një pjesë të rëndësishme në sesionet e ardhshme të merkatos.

Sipas raportimeve të “Bild”, francezi Benjamin Pavard ka refuzuar të ulet në tryezë me drejtuesit e Bayernit të Mynihut për të folur për rinovimin e kontratës, që i skadon në vitin 2024.
Lojtari ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Chelsea-t, i cili në janar ka për synim të rikthehet me një ofertë për mbrojtësit.

Drejtuesit e Bayernit duhet ta marrin seriozisht, pasi mund ta humbasin me parametër zero pas pas një viti e gjysmë. Vlera e kartonit të Pavard është rreth 30 milionë euro.

Top ChannelLexo me shume