Mbyllet Konventa e PL-së/ Meta: Simpatizantët të na bashkohen në orën 20:00 te “Bulevardi i Shpresës”

Pas 6 orësh janë mbyllur punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu aktual i PL-së, Ilir Meta tha se kjo konventë nuk u mbyll në asnjë moment për publikun.
Ai i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t’i bashkohen në orën 20:00 te “Bulevardi i Shpresës”, aty ku ndodhet edhe apartamenti i kreut të PD-së, Sali Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës. Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.
Meta: Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te “Bulevardi i Shpresës”. Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te “Bulevardi i Shpresës”. Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi. 

Burimi