Mbyllet protesta pas dy orësh, qytetarët largohen nga bashkia e Tiranës_6643506d75cb6.jpeg

Mbyllet protesta pas dy orësh, qytetarët largohen nga bashkia e Tiranës

Ka përfunduar pas dy orësh protesta e zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në të njëjtën datë dhe orë, konkretisht të martën në 11:00.
Nuk kanë munguar molotovët dhe tensionet edhe në protestën e sotme. Qytetarët shkulën gardhin metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa tentuan të çajnë kordonin policor dhe të futenin brenda institucionit.
Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka, por që duket se ky qëllim nuk u arrit.
Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

Burimi