“Më ka ngacmuar seksualisht djalin”, banorët e fshatit në Korçë protestojnë para policisë, dalin në mbrojtje të të akuzuarit

Dionis Myrtollari, së bashku me familjen e tij dhe banorë të fshatit të Porodinës, po protestojnë para komisariatit të policisë të Korçës, ku kërkojnë drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual.

Myrtollari u akuzua dje për ngacmim të një djali me probleme të shëndetit mendor në Korçë.

Lexo edhe: “Më ka zhveshur djalin dhe e ka ngacmuar,” 40-vjeçari hedh poshtë akuzat: Po pata faj më varni në mes të fshatit

Ai ka hedhur poshtë akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe është shprehur se është gati që të hetohet nga policia. Ai tha se është baba i tre fëmijëve dhe se ata kanë frikë që të dalin nga shtëpia sepse ata që e akuzojnë i godasin me gurë.

Në intervistë për mediat këta të fundit shprehen të acaruar nga kjo ngjarje, duke mohuar akuzat dhe duke kërkuar të zbardhet ngjarja.

Nga gjithë kjo situatë, gjendja e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar nga ana psikologjike. Banorët e fshatit kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike./abcnews.al/

Lexo me shume