Me këtë pyetje, mund ta kuptoni menjëherë karakterin e tjetrit

Në njohjet e reja, është e vështirë të perceptosh në radhë të parë personalitetin e tjetrit. Madje, edhe në lidhje shumëvjeçare mund të mos e kenë kuptuar plotësisht karakterin e një miku, partneri apo kolegu tuaj. Aq më tepër që po flasim për një person të mbyllur, i cili mezi shpreh ndjenjat e tij.

Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ka një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë. Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër. Sipas studimit nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit i shohin karakteristikat tona tek të tjerët.

Kështu, një egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në tjetrin, ndërsa një person i sjellshëm, karakteristika më të buta. Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat (si pozitive ashtu edhe negative) të njerëzve të tjerë.

Ata që i gjykonin të tjerët pozitivisht ishin vetë më pozitivë, të lumtur dhe emocionalisht të qëndrueshëm. Në të kundërt, ata që i gjykonin të tjerët negativisht paraqisnin një karakter më të dobët dhe ishin më antisocialë. /abcnews.al

Lexo me shume