Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00. Mësohet se në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane me inicialet L. K., 41 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
 

Burimi