Më pyesin shpesh se përse rri me këtë Audi 4, e vitit 1996?

Nga Artan Fuga-
Më pyesin shpesh se përse rri me këtë Audi 4, e vitit 1996?
E para sepse është veturë si tanks, e pathyeshme. Kush përplaset me të thyhet në mes! E dyta sepse e urrej lluksin, e urreeeeeej! E treta sepse aq më duhet. E katërta sepse qarkullimi në Tiranë dhe parkimi në vrimë të gjelpërës aq meriton.
E pesta sepse me të ardhurat që kam pasur dhe shpenzimet që bëj për hobi të tjera aq lekë kam pasur, më shumë i kapërcen mundësitë e mia, sepse nuk i bëj dot lekët rrota, më duhen libra, kulturë, informacion.
Pronat e gjyshit i mban të vjedhura shteti! Më vjedh çdo sekondë që kalon! Edhe shpenzime të mëdha për libra dhe makina lluksoze, veç të vidhja, tjetër mundësi nuk kisha me rrogën.
Kur nxorrën pagat e miletit këta patronazhistët, mua më vinte turp për të mbuluar kokën me batanije kur shihja paga me edhe më shumë se dhjetë milionë në muaj për intelektualë të ndryshëm! Aty e kuptova sjelljen e tyre! Barbarinë!
Mua nuk më intereson buka ime e gojës! Më intereson sa i varfër është populli. Aty është varfëria ime si intelektual, po të pasurohet populli, pasurohem edhe unë. Po të pasurohem unë dhe të varfërohet populli, a të luftoj thjesht për të rregulluar veten, nuk më pëlqen!
Se ç’qarkullon kjo mendësi në politikanë të ndryshëm që nuk kuptojnë se çfarë substrati egoist ka në ligjërimin e tyre gjasme!

Lexo me shume