“Më shpëtoni, m’kan godit me armë”/ Ishte i pari që u përball me të plagosurit në Klos, kryeinfermieri tregon përballjen me ta: Renato ka ardhur vetë në spital, babain e gjetëm më vonë

Kryeinfermieri Besim Doka ka qenë personi i parë i cili është përballur me të plagosurit babë e bir Eglant dhe Renato Hasula, pas tragjedisë në Klos.

Doka tregoi se rreth orës një e gjysëm të ditës së djeshme në qendrën shëndetësore të Klosit është paraqitur Renato i plagosur. Në momentin që i është afruar, kryeinfermieri ka parë që ai ka pasur plagë në qafë dhe shpatull.
Për “Shqipëria Live” Doka tha se Renato Hasula ka qenë i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, do të transportohej drejt spitalit të Burrelit.

“Të plagosurit rreth orës 1 e gjysëm në qendër shëndetësore është paraqitur një djalë i ri me plagë në shpatull dhe qafë ka ardhur vetë dhe ka thënë jemi plagosur  me armë. Më ka thënë atje ka edhe të tjerë. Kishte hemoragji dhe e futëm në ambulancë,  në atë kohë pastaj gjetëm edhe të atin i cilin nuk e di kush e kishte sjellë me makinë. I dham ndihmën e parë ai ishe më rëndë”, deklaroi Doka.
Babai i Renatos, Eglant Hasula ka qenë në gjendje më të keqe shëndetësore, pasi ishte plagosur me plumb në bark.
“Në anën e djathtë të barkut ishte plaga dhe i vendosëm oksigjen se ishte më rëndë. Kishte nevojë për mjekim të specializuar . Kishin dhimbje, por ishin koshient të dy. I kemi pyetur për të marrë një përgjigje se si janë, por jo për ngjarjen”, tha kryeinfermieri.
Në momentin që kanë mbërritur në spitalin e Burrelit stafin e infermierëve i kanë vënë në dijeni  se në Klos ka të tjerë të plagosur.
“Kur mbërritëm në Burrel na thanë që ka edhe të tjerë në Klos. Jemi drejtuar direkt më pas.  Në vendngjarje, pasi kemi ikur kemi gjet  17-vjeçarin të pajetë”, tha ai.
Doka tha se lokali ku ka ndodhur ngjarja është 500 metra larg spitalit, ku Renato ka mbërritur vetë duke kërkuar ndihmë.
“Rreth 500 metra larg. Më shpëtoni më shpëtoni thoshte.  Mkan godit me armë tha. Ishte i trembur dhe i irrituar. Më pas tha  më shpëtoni babin ka edhe të tjerë të plagosur”, shtoi më tej kryeinfermieri.

Top ChannelLexo me shume