Megaoperacion ndaj grupit të narkotrafikut në Itali, baza edhe në Shqipëri dhe Brazil, si komunikonin bandat

Një megaoperacion është zhvilluar në Kalabri të Italisë ku kanë marrë pjesë më shumë se 200 forca komando dhe forca të policisë, për goditjen e një grupoi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku të përfshirë ishin edhe brazilianë dhe shqiptarë.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2019-të pasi dyshohej se “Bdragheta” në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge, ku kalonte sasi të mëdha kokaine të cilat shpërndaheshin në Europë.

Sipas mediave italiane rrjeti, i cili përdorte celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar, lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Hetimet

Organizata kishte mundur të sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Brazili, të magazinuara në Zvicër, për t’u transportuar më pas në Lombardi dhe për t’ua shitur blerësve të identifikuar, përfshirë një shqiptar.

Pas problemeve të lidhura me pagesën e lëndës narkotike, një anëtar i organizatës braziliane që furnizonte me drogë ka udhëtuar drejt Kalabrisë për të takuar kreun e bandës kriminale, për të gjetur një zgjidhje.

Prodhimi dhe shitja

Hetimi ka zbuluar sesi konsorciumi kriminal prodhonte vetë sasi të mëdha kanabis, duke u kujdesur për proceset e mëpasshme të përpunimit (tharje, peshim dhe paketim).

Të dyshuarit, për të diversifikuar dhe intensifikuar lulëzimin e aktivitetit të paligjshëm, kanë kultivuar marijuanë në një zonë rurale të Bashkisë Candidon (QR) në të cilën ndodheshin. Policia atje gjeti dhe sekuestroi 1227 bimë kanabis, si dhe 74 kg drogë, duke arrestuar dy prej autorëve, të kapur në flagrancë.

Ekipi kriminal drejtonte gjithashtu një aktivitet të konsoliduar të klasifikimit të drogës nëpërmjet përdorimit të korrierëve të posaçëm

Në një rast, në fakt, një bashkëpunëtor që do të nisej për në Siçili u arrestua në flagrancë.

/Abcnews.al/

Lexo me shume